"Tetori Gjerman" 2023
Që nga viti 2007 në Shqipëri zhvillohen çdo vit javët e kulturës gjermano-shqiptare me emrin "Tetori Gjerman". Në 16 vitet e shkuara "Tetori Gjerman" është kthyer në një pjesë të rëndësishme të jetës kulturore të Shqipërisë.
Edhe në vitin e tij të 17-të, tetori është përsëri një “Tetor Gjerman”.
Së bashku me partnerët tanë dhe përmes projektesh interesante dhe idesh të reja do t'i drejtohemi sërisht grupe të ndryshme në gjithë Shqipërinë dhe për t’i entuziasmuar për Gjermaninë, gjuhën dhe kulturën gjermane. Këtë vit Tetorin Gjerman e kemi vendosur nën moton „Larmia jonë – Forca jonë“. Në këtë mënyrë ne festojmë bashkëpunimin e ngushtë të artistëve dhe krijuesve në fushën e kulturës dhe artit të të gjitha fushave ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe diversitetin e kulturave tona, nga e cila marrim forcën tonë.
Informacione të mëtejshme gjeni edhe në rrjetin social Facebook tek "Ambasada Gjermane Tiranë" dhe Instagram "@ambasadagjermanetirana".